Telegrafi

Thaçi: Rënia e Ilaz Kodrës vërtetoi karakterin e thellë popullor të luftës sonë çlirimtare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar komandantin e Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”, Ilaz Kodrën në 18 vjetorin e rënies së tij.

“Tetëmbëdhjetë vjet më parë, në krye të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ra heroikisht komandanti Ilaz Kodra”, ka shruar Thaçi në Facebook.

“Rënia e tij vërtetoi karakterin e thellë popullor të luftës sonë çlirimtare, në të cilën shumë komandantë saj u flijuan, duke u bërë shembull i trimërisë, vendosmërisë dhe qëndresës”, thuhet në postimin e Thaçit. /Telegrafi/