Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratës së homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se gjatë inaugurimit të aeroportit në Stamboll, është larguar flamuri i Kosovës.
Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në Stamboll është nderuar shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë.
“Në Stamboll të Turqisë është nderuar shteti i Kosovës dhe shteti i Shqipërisë. Krenar me respektin që u bëhet shteteve tona. Beogradi le të krrokat sa të dojë”, ka shkruar Thaçi.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se gjatë inaugurimit të aeroportit më të ri në Stamboll të Turqisë, kishte kërkuar nga organizatorët që të hiqet flamuri i Kosovës.
“Kam kërkuar që të hiqet flamuri i Kosovë dhe ashtu është vepruar”, ka deklaruar Vuçiq. /Telegrafi/