Site icon Telegrafi

Thaçi reagon pas vdekjes së dy minatorëve

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjarët e dy minatorëve të cilët humbën jetën sot në minierën e Artanës, pas shembjes së dheut.

“Thellësisht i pikëlluar me humbjen e jetës së dy punonjësve në Minierën e Artanës, si pasojë e shembjes së dheut. U shpreh ngushëllime të thella familjeve, të afërmve dhe gjithë kolegëve të tyre.

Institucionet e Kosovës duhet të përkujdesën që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës!”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version