Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas tërmetit që goditi pjesën veriore të Kosovës, saktësisht Zubin Potokun.
Thaçi ka thënë se ka kontaktuar me shërbimet e sigurisë dhe urgjencës, dhe se nuk raportohet për dëme të mëdha apo viktime.
Megjithatë Presidenti tha se ka shumë rëndësi që institucionet përgjegjëse të jenë përherë të gatshëm në situate të tilla.
“Kam kontaktuar me shërbimet e sigurisë dhe urgjencës sot, pasi pati lëkundje të tokës në veri të Kosovës. Nuk raportohet për dëme të mëdha apo për viktima, por është shumë me rëndësi që shërbimet tona të mbesin në gjendje gatishmërie përherë në gjithë territorin e Republikës”, shkruan Thaçi.
Tërmeti që goditi Kosovën, ndodhi rreth orës 17:30 dhe ishte me magnitudë 3.8 shkallë të Rihterit.
Drejtori i Instituti Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa dha detaje për Telegrafin, ku tha se nuk ka vend për shqetësim edhe nëse do të ketë pasgoditje më vonë, të cilat sipas tij do të mund të ishin të një shkalle më të ulët. /Telegrafi/
I have reached out to security and emergency services tonight after the #earthquake in northern #Kosovo. No great damages or victims reported but it’s important our services remain in permanent state of preparedness throughout the territory of the republic.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) January 15, 2020