Kryeministri Hashim Thaçi, ka vlerësuar se Raporti vjetor i “Të Bërit Biznes 2015”, i Bankës Botërore, dëshmon sërish për suksesin e reformave liberalizuese të Qeverisë.
Thaçi në facebook ka shkruar se ky raport tregon që Kosova ka përmirësuar renditjen me 6 vende duke arritur sivjet vendin e 75-të.
“Zhvillimi i ekonomisë së Kosovës lidhet drejtpërdrejtë me ndërtimin e një klime sa më të përshtatshme për të nxitur investimet dhe lehtësuar bërjen e biznesit prandaj ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që të ndërmarrim ato reforma apo politika që të përmirësojmë më tej këtë klimë”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/