Telegrafi

Thaçi: Qeveria krijohet në 10 ditët e para të korrikut (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, beson se do të Kosova do të ketë institucionet e reja në 10 ditët para të korrikut.

“Duhet të pritet njëherë certifikimi i rezultatit zgjedhor, e se kujt i takon mandati për ta formuar Qeverinë, kjo është përcaktuar nga qytetari i Kosovës”, ka thënë ai. “Do të kemi institucionet që do të jenë kredibile, stabile, multietnike e natyrisht të një orientimi të qartë euroatlantik”.