Telegrafi

Thaçi publikon foto nga darka me Macron, e falënderon për nderimin që i bëri Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është takuar me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në Paris të Francës.

Thaçi ka merr pjesë në darkën e presidenti francez, Emanuel Macron, ku janë të ftuar liderët nga mbarë bota.

Ai ka publikuar fotografi nga darka me liderët në Paris, derisa ka thënë se është mirënjohës ndaj Francës që e ka nderur Kosovën si shtetet tjera.

“E falënderoj presidentin Makron për pritjen e sotme miqësore. Mirënjohës për Francën, e cila e ka nderuar Kosovën njësoj sikur të gjitha shtetet e tjera pjesëmarrëse në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Kjo ishte një mundësi shumë e mirë për të biseduar me liderët botërorë për bashkëpunimin dhe forcimin e paqes në rajonin tonë dhe në botë”, ka shkruar Thaçi.