Telegrafi

Thaçi: Prokurorët dhe gjyqtarët t’i marrin përgjegjësitë e tyre

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të ‘Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit’.

Gjatë fjalimit të tij, Thaçi ka kërkuar nga prokurorët dhe gjyqtarët që t’i marrin seriozisht përgjegjësitë që kanë.

“Kërkoj që çdo gjykatës dhe prokuror të marr përgjegjësit e veta seriozisht… Ne do të kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë. Mbrojtja e qytetarëve është obligim thelbësor i tërë shoqërisë e sidomos sistemit të drejtësisë. Jam i lumtur që Kosova mbetet liderë në rajon në fushën e të drejtave të viktimave të krimit, ndonëse duhet të aspirojmë më shumë”, ka deklaruar Thaçi.

Tutje, ai ka thënë se Ligji për kompensimin e viktimave ta krimit është një prej të arriturave më të mëdha në sistemin e drejtësisë, raporton RTK.