Site icon Telegrafi

Thaçi priti sekretarin e MPJ-së së Norvegjisë, flasin për paqen dhe stabilitetin në rajon

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur sekretarin e shtetit të MPJ-së së Norvegjisë, Audun Halvorsen Beka.

Thaçi e ka falënderuar sekretarin e MPJ-së së Norvegjisë për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës.

“Kosova po vazhdon me konsolidimin e shtetësisë. Ne kemi marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët dhe po punojmë për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme me Serbinë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, sekretari i shtetit të MPJ-së së Norvegjisë, Audun Halvorsen Beka, theksoi se Norvegjia është partner i përkushtuar i të gjitha vendeve të rajonit dhe i përpjekjeve të tyre për paqe e stabilitet të qëndrueshëm.

Presidenti Thaçi shtoi se strategjia e BE-së për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Samiti BE-së me 28 vendet e Bashkimit Evropian dhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Sofje, janë konfirmim i të ardhmes evropiane të rajonit tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version