Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, priti në takim shefin EULEX-it, Lars – Gunnar Wigermark, me të cilin biseduan lidhur me sigurinë në institucione korrektues, situatën e krijuar nga pandemia, si dhe menaxhimin e masave mbrojtëse ndaj Pandemisë “COVID-19”.
“Gjatë takimit, Thaçi e njoftoi Wigermark rreth sfidave dhe të arriturave të SHKK-së, reformave, menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë “Covid 19” brenda institucioneve korrektuese, e po ashtu edhe mbi programet trajnuese për stafin korrektues dhe të burgosurit.
Thaçi ka shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin e EULEX-it, i cili po vazhdon ta mbështesë SHKK-në në këto rrethana”, thuhet në njoftimin për media.
Wigermark në kudër të diskutimit e përgëzoi Thaçi për punën dhe të arriturat e SHKK-së, si dhe për menaxhimin e situatës dhe të parandalimit të përhapjes së infektimit në institucionet korrektuese.
Wigermark u shpreh se misioni të cilin e drejton është përqendruar në përkrahjen e SHKK-së, me ç`rast shprehu gatishmërinë se EULEX-i do të vazhdojë ta mbështes SHKK-në, sidomos në fushën e trajnimeve duke ofruar përkrahje në të gjitha fushat, në veçanti me pajisje për institucionet korrektuese. /Telegrafi/