Nënkoloneli i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi pas lirimit nga autoritet serbe ka arritur në shtëpi.
Ai është pritur nga shumë familjarë e miq ku shihet se për ardhjen e tij janë organizuar për ta mirëpritur edhe me tupanë, zurla, këngë e valle popullore.
Dhjetëra zyrtarë policorë të Mitrovicës, miq e të afërm të drejtorit Thaçi janë mbledhur te shtëpia e tij në Lipjan.