Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet t’i takojë së shpejti ambasadorët e vendeve të Quint-it, për të diskutuar lidhur me projektligjin e FSK-së.
Kështu thonë brenda Presidencës.
“Takimi me ambasadorët e shteteve të Kuintit është planifikuar të mbahet para konferencës së presidentit Thaçi për mediat”, ka konfirmuar për Telegrafin, Adil Behramaj, këshilltar politik i presidentit Thaçi.
Kabineti i Thaçit po ashtu ka njoftuar se Presidenti do të mbajë një konferencë për media në ora 18:00.
Ndryshe, Ambasada Amerikane në Kosovë dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth propozimit të fundit për të transformuar FSK-në në ushtri pa ndryshimin e Kushtetutës. /Telegrafi/