Site icon Telegrafi

Thaçi-presidentit Juncker: Demarkacioni do të ratifikohet ditëve të ardhshme

Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media ka thënë se vizita e delegacionit të BE-së, është dëshmi e qartë e përkushtimit të BE-së për Kosovën dhe të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Vizita e juaj i jep mbështetje përpjekjeve tona për anëtarësim në BE. Bashkimi Evropian është pjesë përbërëse e historisë sonë, përkushtimit tonë të sotëm dhe i së ardhmes tonë”, ka thënë Thaçi.

Thaçi nuk ka dashur të komentojë mos ratifikimin e demarkacionit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, duke shprehur besimin se një gjë e tillë do të
ndodhë ditëve të ardhshme.

“Nuk do të komentoj asgjë, sepse jam i bindur se marrëveshja do të ratifikohet ditëve të ardhshme. Jemi të bindur se pasi kjo të ndodhë, KE dhe zoti Juncker do të bëjnë punën e tyre, do të marrin vendimet e duhura dhe do t’i japin fund izolimit të qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Thaçi.

Ai ka thënë se ka mirëpritur edhe publikimin e Strategjisë së re për Ballkanin Perëndimor.

“Kjo strategji ka konfirmuar qartë të ardhmen e sigurt të Kosovë për anëtarësim në BE”, u shpreh Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version