Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Kosovës i duhet reforma elektorale për zgjedhjet nacionale dhe lokale, por edhe për zgjedhjen e presidentit.
“Unë dua të besoj që nga janari do të kemi mundësi të diskutojmë për këtë. Do të ishte në interes që presidenti të mos zgjidhet në formën që është zgjedhur deri tash, por të zgjidhet nga qytetarët”, ka thënë Thaçi në Klan Kosova.
Thaçi ka thënë se nuk do të konkurrojë për postin e presidentit, nëse forma e zgjedhjes së tij mbetet kështu si është.
“Nuk do t’i lejojë vetës që të konkurrojë, nëse ndodh reforma, mundësia është që të konkurrojnë të gjithë ata që janë të interesuar. Gara do të jetë më interesante, do të ishte diccka e mirë dhe e shëndetshme për institucionin e Presidentit por edhe demokracinë në Kosovë”, u shpreh presidenti. /Telegrafi/