Telegrafi

Thaçi premton kushte të mira për bizneset

Me këtë rast kryeministri, ka premtuar që komuniteti biznesit do të ketë rol kyç në vendimet e Qeverisë dhe do të ketë përkrahjen gjithashtu të saj.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu tha se në prag të privatizimit të ndërmarrjeve mëdha, intenca e komuniteti të biznesit është që të jetë pjesë përbërëse e implementimit të këtyre projekteve.

“Ju e dini se jemi në proces të privatizimit të ndërmarrjeve mëdha dhe intenca jonë që komuniteti i biznesit të jetë pjesë përbërëse e implementimit të këtyre projekteve dhe besoj që është inkurajuese gatishmëria e kryeministrit që të përkrah edhe Odën Ekonomike të Kosovës”, tha Gërxhaliu. /Telegrafi/