Telegrafi

Thaçi premton heqjen e TVSH-së për prodhuesit e qumështit

Ai këtë deklaratë e ka bërë gjatë një vizite që i ka bërë komunës së Dragashit ku së bashku me kryetarin e komunës Salim Jonuzin kanë vizituar edhe qumështoren “Sharri” në fshatin Kuk.

Kryeministri ndër të tjera ka thënë se komuna e Dragashit është shembull i mirë për jetën tolerante dhe për shumë-etnicitetin.

Ndërsa kryetari i kësaj komune Salim Jonuzi ka thënë se do të investoj në çdo lokalitet që banorët të ndjejnë sa ma afër pushtetin.

Për sukseset e arritura në këtë komunë ai ka thënë se pa ndihmën e qeverisë nuk do të ishte e mundur ngase komuna nuk ka buxhet të mjaftueshëm. /Kohavision/