“Si kryeministër, do ta preferoja një pavarësi të koordinuar, në vend të shpalljes së pavarësisë së njëanshme”, ka thënë Thaçi duke shtuar se veprimet e tij do të jenë në përputhje me Brukselin dhe Washingtonin.
Thaçi ka thënë se pret “një qëndrim final dhe të përbashkët të BE-së për çështjen e statusit”. “Ne nuk jemi një ishull i izoluar dhe duam marrëdhënie të mira me fqinjët, përfshirë edhe Serbinë. Kosova do të jetë një histori e suksesshme”.