Site icon Telegrafi

Thaçi pranon nga Apostolova raportin e BE-së, thotë se Kosova mbetet e përkushtuar në realizimin e reformave

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka takuar sot shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova, me ç’rast ka pranuar raportin e BE-së.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova mbetet e përkushtuar në realizimin e të gjitha reformave që dërgojnë shtetin tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Sot pranova nga Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, raportin e BE-së për Kosovën për vitin 2018. Kosova mbetet e përkushtuar në realizimin e të gjitha reformave që dërgojnë shtetin tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, shkruan Thaçi.

Ndryshe, presidenti një ditë më parë ka thënë tani pa humbur kohë, të gjitha institucionet duhet të reflektojnë për përmbajtjen dhe të gjeturat e raportit, në mënyrë që të adresohen problemet dhe sfidat e evidentuara.

Ai ka thënë Kosova ka vullnet të mjaftueshëm politik për të intensifikuar hapat e saj drejt integrimit në BE. /Telegrafi/

Exit mobile version