Site icon Telegrafi

Thaçi pranoi zyrtarisht njohjen nga shteti i Grenadës

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në shtetet përkatëse, si dhe për sferat në të cilat dy shtetet mund të bashkëpunojnë.

Thaçi e falënderoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Grenadës, Nickolas Steele, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës për njohjen që Grenada i bëri Kosovës.

Ndërsa, Ministri i Punëve të Jashtme të Grenadës, Nickolas Steele, theksoi se shtetet e vogla si Grenada e Kosova duhet të aspirojnë të kenë shtete mike sa më shumë.

Gjatë takimit, Kryeministri Thaçi dhe Ministri i Jashtëm Steele, nënshkruan edhe formalisht themelimin e marrëdhënieve diplomatike bilaterale në mes të dy shteteve. /Telegrafi/
 

Exit mobile version