Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Sllovenisë, Bojan Bertoncelj.
Presidenti Thaçi ka uruar atë për detyrën e re, duke i ofruar mbështetje të plotë në ushtrimin e postit të ambasadorit të Sllovenisë në Kosovë.
Në këtë takim është biseduar për fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve.
“Jemi mirënjohës për përkrahjen e Sllovenisë që i ka dhënë Kosovës në të gjitha fushat, sidomos në proceset integruese të Kosovës”, ka theksuar presidenti.
Thaçi ka thënë se Sllovenia është model shumë i mirë i rrugës që duhet të ndjekin shtetet e tjera të rajonit për t’u integruar në BE dhe NATO.
Nga ana tjetër, ambasadori slloven, Bojan Bertoncelj ka thënë se shteti i tij do të vazhdojë të kultivojë marrëdhënie të mira me Kosovën, duke e mbështetur në rrugën e saj euroatlantike. /Telegrafi/