Site icon Telegrafi

Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Zvicrës, Thomas Kolly

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Presidenti Thaçi i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Kolly dhe i ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë popullit të Kosovës për dekada me radhë.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen në të kaluarën, por edhe për mbështetjen që Konfederata e Zvicrës i jep shtetit të Kosovës sot”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ambasadori Kolly u shpreh i gëzuar për detyrën e re dhe shtoi se do të angazhohet për përparim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes Zvicrës dhe Kosovës. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version