Site icon Telegrafi

Thaçi: Po nderojmë ata që dhanë gjithçka për liri

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot filloi ditën duke bërë homazhe tek shtatorja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti dhe te varri i ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Homazhet janë bërë me rastin e 28 Nëntorit, ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Derisa te shtatorja e Zahir Pajazitit, Thaçi nuk dha deklaratë për media, tek varri i ish-presidentit tha se sot po nderojnë të gjithë ata që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Është ky një nderim tradicional shtetëror të cilin e bëjmë  për komandantët ë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për presidentin Rugova për të gjithë luftëtaret e lirisë. Në shenjë nderimi dhe respekti për kontributin për liri dhe pavarësi të Kosovës ishim tek monumenti, tek busti i komandantit tonë ndër të parët UÇK-së, Zahir Pajazitit. Tash jemi këtu tek varri i presidentit Rugova për të nderuar përpjekjet e tij për liri dhe pavarësi të Kosovës, gjithashtu pas pak do të jemi edhe në Prekaz dhe mundësisht në të gjitha ambientet, hapësirat përkujtimore që simbolizojnë lirinë dhe pavarësinë  e Kosovës personalitetet, duke dëshmuar gjithmonë dhe respektuar lart dëshmorët e lirisë, heronjtë e Kosovës, gjitha sakrificat e njerëzve për pavarësinë  e Kosovës në këto momente të rëndësishme të kremtimit të festave të Nëntorit”, tha presidenti.

Gjatë ditës presidenti i Kosovës do të qëndrojë edhe në Gjilan ku bashkë me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta do të zbulojnë shtatoren e heroit të kombit Idriz Seferi.

Exit mobile version