Telegrafi

Thaçi: Po na mungon përvoja

Malisheva ka pësuar humbjen e katërt radhazi, kësaj radhe skuadra e Arsim Thaqit u mposhtë në udhëtim nga Drita 1-0.

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi ka folur pas kësaj ndeshje, duke thënë se ndikuan mungesat e dy qendërmbrojtësve, Agon Xhaka e Dren Kryeziu.

“E kemi ditur se kemi një përballje të vështirë me Dritën. Po na mungon edhe përvoja e disa lojtarëve, sot kemi qenë në mungesë të dy qendërmbrojtësve Kryeziut e Xhakës. Jo se është vërejtur shumë mungesa e tyre, por Drita fitoi falë gabimit tonë”.

“Kemi bërë përpjekje për të barazuar rezultatin, por na mungon përvoja e disa lojtarëve, po të kishim mundim së paku të fitonim një penallti”, tha Thaqi.

Malisheva pas 12 xhirove në BKT Superligë, ka grumbulluar 12 pikë dhe zë vendin e shtatë në tabelë. /Telegrafi/