Site icon Telegrafi

Thaçi-Petersen: Bashkëpunimi në mes PDSH-së dhe OSBE/ODIHR-it do të vazhdojë

Kryetari i PDSH, Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë në Tetovë është takuar me shefin e Misionit të OSBE/ODIHR, Jan Petersen, me të cilin ka biseduar për krizën politike dhe për organizimin e proceseve zgjedhore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në njoftimin e partisë thuhet se Thaçi ka potencuar që një nga prioritetet e PDSH është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, me qëllim të vetëm, siç thuhet, për mënjanimin e parregullsive, siç janë mbushja e kutive dhe falsifikimi i rezultateve zgjedhore.

Thaçi ka kërkuar përkrahje nga faktori ndërkombëtar për garantimin e zgjedhjeve të lira, demokratike dhe të besueshme, kurdo që të mbahen ato.

Siç thuhet në njoftim, lideri i PDSH ka theksuar që brenga kryesore e partisë është partizimi i institucioneve dhe kërcënimet ndaj qytetarëve.

Dy bashkëbiseduesit kanë shprehur besim që bashkëpunimi mes tyre do të vazhdojë edhe në të ardhmen./Telegrafi/

Exit mobile version