Telegrafi

Thaçi përuron zgjerimin e pikëkalimit kufitar në Vërmicë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë sot përurimin e zgjerimit të rrugës në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë. I shoqëruar nga ministrat Bajram Rexhepi, Fehmi Mujota, Besim Beqaj dhe nga drejtuesit e Doganës dhe Policisë së Kosovës, kryeministri Thaçi u njoh nga afër me punimet e kryera në këtë pikë të kalimit kufitar.

“Ne kemi bërë një investim modest, por jashtëzakonisht bashkëkohor, për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve sa më tepër që është e mundur. Prandaj, unë kam besim të plotë se edhe ky investim do të ndikojë jashtëzakonisht shumë për lëvizjen sa më të shpejtë të qytetarëve nga Kosova për në Shqipëri. Në anën tjetër unë dua të shpresoj se edhe ky investim do ta lehtësojë edhe më tepër rrugën tonë, dhe në një të ardhshme shumë të afërt të mos ketë fare pika kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë”, theksoi Kryeministri Hashim Thaçi në përurimin e zgjerimit të rrugës në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë

Në anën tjetër unë dua të shpresoj se edhe ky investim do ta lehtësojë edhe më tepër rrugën tonë, dhe në një të ardhshme shumë të afërt të mos ketë fare pika kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mënyrë do të jetojmë në një hapësirë evropiane në territorin tonë, që mos të ketë fare pengesa të tilla kufitare, por të gjithë njerëzit të lëvizin lirshëm, edhe mallrat, që do të jetë në interest të shteteve tona, në interes të njerëzve, si dhe në interes të vlerave euroatlantike. /Telegrafi/