Telegrafi

Thaçi përshëndet zgjedhjen e Merkel për kancelare të Gjermanisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur rizgjedhjen e Angela Merkel për kancelare të shtetit gjerman, duke thënë se ky është një lajm i mirë për të gjithë.

Ai ka shkruar në Facebook, se Merkel përfaqëson një lidership me vlerë për të cilin ka nevojë Gjermania dhe gjithë Evropa më shumë se kurdo tjetër.

“Kosova do të jetë gjithmonë një partnere e besueshme dhe e përkushtuar për të ardhmen e përbashkët evropiane. HTH”, shkruan presidenti Thaçi.