Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të shtunën Rezolutën për dialogun me Serbinë e propozuar nga PSD-ja.
Pas miratimit të rezolutës ka reaguar Presidenti Hashim Thaçi.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter, Thaçi ka thënë se mirëpret miratimin e rëndësishëm të kësaj rezolute.
“E mirëpres vendimin e rëndësishëm sot për krijimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë i udhëhequr nga zoti Limaj dhe zoti Ahmeti’’, ka shkruar.
Ai tha se do të bashkëpunojë me ekipin për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
“Do të bashkëpunoj me ta në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare që do të hap dyert e OKB, NATO dhe BE-së për Kosovën’’, ka theksuar Thaçi, raporton Telegrafi.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës në muajin shtator ka propozuar që kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj të marrë rolin e kryesuesit të ekipit negociator, ndërkaq se fundmi është përfolur se Shpend Ahmeti mund të jetë bashkëkryesues i ekipit negociues, së bashku me Fatmir Limajn.
Në seancën që është mbajtur të shtunën nuk kanë marrë pjesë subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje./Telegrafi/