Site icon Telegrafi

Thaçi përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, falënderon presidentin Trump

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Washington.

Thaçi në një postim në rrjetin social Twitter shkruan se i është mirënjohës presidentit Trump dhe ambasadorit Richard Grenell për udhëheqjen e tyre në këtë proces.

“Unë përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sot në Uashington. Mirënjohës presidentit Donald Trump dhe Richard Grenell për udhëheqjen e tyre në këtë proces. Kosova tani do të vazhdojë të punojë në zhvillimin ekonomik, për krijimin e vendeve të punës dhe konsolidimin e mëtejshëm të brendshëm dhe ndërkombëtar”, shkruan Thaçi.  /Telegrafi/

Exit mobile version