Telegrafi

Thaçi ‘përplaset’ edhe me deputetin Xhelal Sveçla, nuk u përgjigjet pyetjeve të tij

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në diskutimin për rastin e dëbimit të shtetasve turq në në komisionin hetimor parlamentar pati përplasje në diskutim edhe me kryetarin e këtij komisioni Xhelal Sveçla.

Presidenti i është përgjigjur duke e pyetur se eksperti ndërkombëtar i angazhuar a e ka aprovimin e ndonjë zyre ligjore.

Lexo po ashtu Thaçi i vë kushte komisionit hetimor për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq

“Eksperti a lejohet për tu angazhuar, përveç vendimit që e keni marrë si komision. Në cilin dokument lejohet angazhimi kur bëhet fjalë me sigurinë kombëtare. Tash po më thoni i preferuari i z.Kurteshi. Si mund të jenë një këshilltar i një subjekti politik i angazhuar një ekspert, çfarë raporti kredibil mund të jetë ai?”, pyeti Thaçi.

Kryetari i Komisionit, Xhelal Sveçla, ia sqaroi presidentit se çdo gjë e kanë sqaruar pikë për pikë dhe sipas tij nëse ka ndonjë pyetje tjetër atëherë ai i tha presidentit se mund t’ua dërgoj me shkrim.

Lexo po ashtu Deputeti Quni, Thaçit: Nuk jeni i gatshëm për të dhënë informata për shtetasit turq

“Ky ekspert është caktuar nga sekretaria e Kuvendit të Kosovës. Të gjithë anëtarët e komisionit hetimor janë njoftuar për ekspertin”, ka thënë Sveçla.

Lexo po ashtu Thaçi, Kurteshit: Je djalë i mirë, unë të dua

Presidenti Thaçi theksoi se ajo se çfarë kanë partitë politike duhet ta dërgojnë në Kuvend, e jo tek ai.

“Për angazhimin e Ekspertit a është dërguar ndonjë dokument zyrtar në Kuvendin e Kosovës”, pyeti Thaçi.

Kryetari i komisionit, Xhelal Sveçla i reagoi prapë Thaçit duke i thënë se e ka vteëm për detyrë të përgjigjej nëse kishte ndonjë informatë.

“E keni për detyrë vetëm të tregoni nëse keni ndonjë informatë lidhur me këtë rast”, ka thënë Sveçla./Telegrafi/