Site icon Telegrafi

Thaçi përkujton masakrën e Lubeniqit

​Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke përkujtuar 20 vjetorin e masakrimit të 80 civilë të pafajshëm në Lubeniq të Pejës nga forcat serbe, ka thënë se të ballafaquar me humbje të mëdha që po u shkaktoheshin pandërprerë, forcat policore dhe ushtarake serbe nëpër tërë vendin hakmerreshin mbi popullsinë civile shqiptare.

“Njëzet vjet më parë, më 1 prill 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan 80 civilë të pafajshëm në Lubeniq të Pejës. Të ballafaquar me humbje të mëdha që po u shkaktoheshin pandërprerë, forcat policore dhe ushtarake serbe nëpër tërë vendin hakmerreshin mbi popullsinë civile shqiptare. Liria dhe pavarësia që gëzojmë sot është fryt i përpjekjeve dhe sakrificave të shumë gjeneratave, por mbi të gjitha është fryt i gjakut dhe sakrificës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version