Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përkujtuar në 21-vjetorin e rënies, dy heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj.
Presidenti Thaçi, në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se heronjët Rasimi dhe Ragipi dhanë kontributë të shquar në forcimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u bërë pjesë e lavdishme e shumë betejave të luftës në vitet 1998, 1999 në Drenicë e më gjerë.
“Më 30 maj 1999 ranë heroikisht dy bashkëluftëtarë të shquar në prag të çlirimit të Kosovës: Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj. Rasimi dhe Ragipi dhanë kontribut të shquar në forcimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u bërë pjesë e lavdishme e shumë betejave të luftës në vitet 1998, 1999 në Drenicë e më gjerë. Lavdi e përjetshme heronjve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj”, ka shkruar presidenti Thaçi, në Facebook. /Telegrafi/