Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar Bajram Rexhepin në dy vjetorin e vdekjes së tij.
Thaçi në një shkrim të bërë në Facebook ka thënë se, në përvjetorin e dytë të vdekjes së ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, përkujton atë i cili u gjend në pozita të rëndësishme politike sa herë që e kërkoi vendi, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë se është gjithmonë krenarë dhe mirënjohës për kontributin e çmuar të tij për lirinë, pavarësinë dhe forcimin e institucioneve të Kosovës.
Postimi i Thaçit në Facebook:
Në përvjetorin e dytë të vdekjes, sot përkujtojmë ish kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili u gjend në pozita të rëndësishme politike sa herë që e kërkoi vendi: si humanist, doktor i luftës, kryetar komune, ministër dhe kryeministër. Jemi gjithmonë krenarë dhe mirënjohës për kontributin e çmuar të tij për lirinë, pavarësinë dhe forcimin e institucioneve të Kosovës./Telegrafi/