Site icon Telegrafi

Thaçi përkujton 147 martirët e Izbicës

Presidenti Hashim Thaçi, në 20 vjetorin e masakrës në Izbicë, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të këtij fshati, duke vënë kurorë lulesh për 147 martirë.

“Në Kompleksin Memorial në Izbicë vura kurorë lulesh për 147 martirë. Sot dhe përgjithmonë do të jenë në mendjet dhe zemrat tona”, ka shkruar Thaçi.

Duhet kujtuar se 20 vjet më parë, më 28 mars 1999, ka ndodhur masakra e Izbicës, ku nga forcat policore e ushtarake të armikut u vranë 147 shqiptarë.

Pas masakrës, kufomat e të vrarëve, i varrosen fshatarët e kësaj ane në fshatin Izbicë, por forcat serbe i zhvarrosën duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosovë e Serbi.

Exit mobile version