Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka eraguar pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme ku në një aksion të ShBA-së u vra gjenerali iranian Qaseem Soleimani.
Presidenti Thaçi ka shprehur mbështetjen e Kosovës për “reagimin amerikan ndaj aktiviteteve të Iranit në Lindjen e Mesme që kanë shkaktuar terror, destabilizim dhe shqetësim global.”
Përmes një postimi në Twitter, Thaçi ka thënë që Kosova qëndron krah Amerikës në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta dhe në kërkim të paqes dhe sigurisë.
I strongly support #US reaction against Iran’s activities in the Middle East that have caused terror, instability and global concern. We stand together in protecting our values and our way of life and in search of peace and security.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) January 3, 2020