Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj një deklarate të ambasadorit të Britanisë së Madhe në vendin tonë, Ruairi O’Connel, duke thënë se korrigjimi i kufijve do të bëhet me fjalë dhe me proces paqësor.
Diplomati britanik më herët kishte deklaruar se kufijtë shkruhen me fjalë, por ndryshohen me plumba.
Por, kreu i vendit ka shkruar se korrigjimi i kufijve do të bëhet me fjalë dhe me proces paqësor.
“Korrigjimi i kufijve të gjatë rreth 400 km në mes Kosovës dhe Serbisë do të bëhet me dialog, do të shkruhet me fjalë dhe në një proces paqësor. Larg nga bisedat për armiqësitë, plumbat ose luftën. Këto ide janë të huaja dhe duhet të refuzohen nga të gjithë”, shkruan Thaçi në Twitter. /Telegrafi/
Demarcation / correction of the 400km long border between #Kosovo and #Serbia will happen with dialogue, it will be written in words and in a peaceful process. Far from crazy talk about hostilities, bullets or war. Those ideas are foreign and must be rejected by all.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) August 14, 2018