Telegrafi

Thaçi përgëzon shqiptarët e Zvicrës (Foto)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nuk e ka pritur mirë eliminimin e Përfaqësueses së Zvicrës nga Euro 2016.

Pasi u eliminua ditë më parë Kombëtarja e Shqipërisë, numri një i Kosovës kishte bërë të ditur se tani do ta përkrahë Zvicrën.

Por helvetët u eliminuan nga Polonia pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa Thaçi ka disa fjalë për futbollistët shqiptarë që na dhuruan emocione në Kampionatin evropian.

“Me gjithë disfatën e kombëtares së Zvicrës, shqiptarët vazhduan të na bëjnë krenarë në EURO 2016 në Francë”.

“Xherdan Shaqiri, i mbështetur edhe nga Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili, si dhe Shani Tarashaj në stol, shënoi mbase golin më të bukur të kampionatit evropian, duke barazuar rezultatin në kohën e rregullt”.

“I përgëzoj bashkëkombasit tanë për paraqitjen dinjitoze, ndërsa Shkodran Mustafit i uroj shumë fat me kombëtaren gjermane”, shkroi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në faqen e tij zyrtare në Facebook. /Telegrafi/