Site icon Telegrafi

Thaçi përgëzon Ekipin Negociator: Synimi jonë është njohja nga Serbia dhe anëtarësimi në OKB

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përgëzuar delegacionin shtetëror për dialogun, siç ka thënë ai për një prezantim korrekt, unik dhe profesional në Bruksel.

Thaçi përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është objektivi ynë.

Postimi i plotë:

E përgëzoj delegacionin shtetëror për dialogun, për prezantimin korrekt, unik dhe profesional në Bruksel, në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi. Njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është objektivi ynë. Marrëveshja përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë do të sjellë më shumë paqe e stabilitet për vendet tona dhe për tërë rajonin. /Telegrafi/

Exit mobile version