Site icon Telegrafi

Thaçi përgëzoi FBK-në për ndërkombëtarizimin e basketbollit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegun.E hënë, 25 prill 2016

Presidenti Thaçi e uroi kryetarin e FBK-së për sukseset e arritura në ndërkombëtarizimin dhe afirmimin e basketbollit kosovar, transmeton Koha.net.

I pari i vendit tha se pas anëtarësimit në FIBA dhe debutimit historik të Kosovës në kualifikimet për në Kampionatin Evropian, është e qartë se shteti kosovar tashmë po e merr vendin e merituar në arenën ndërkombëtare të basketbollit.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu u shpreh se FBK mbetet e përkushtuar për avancimin e skuadrave përfaqësuesve dhe ato në nivel të klubeve të Kosovës, në të gjitha grupmoshat, për paraqitje dinjitoze në basketbollin evropian dhe atë botëror, dhe u shpreh mirënjohës për ndihmën e rëndësishme që institucionet e Kosovës po vazhdojnë t’i japin basketbollit dhe sportit kosovar në përgjithësi.

Gjithashtu, presidenti Thaçi përgëzoi mysafirin për suksesin e radhës të basketbollit kosovar pasi që KB Sigal Prishtina mbrojti titullin e kampionit në Ligën Ballkanike.

Exit mobile version