Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është i prekur thellë nga humbjet e jetëve pas shpërthimit të zjarreve në rajonin e Athinës, në Greqi.
“Janë të tmerrshme dëshmitë për viktimat, por të japin zemër lajmet për heroizmat e zjarrfikësve dhe shpëtimtarëve. Kosova solidarizohet me fqinjët tanë dhe është e gatshme të ndihmojë”, ka shkruar Thaçi në Facebook, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, ndërsa fillimisht ishte ishte raportuar për rreth 24 të vdekur, raportimet e fundit tregojnë një gjendje edhe më alarmante në një rajon në periferi të Athinës.
Siç raportojnë mediat, tanimë numri i viktimave ka shkuar në mbi 50, ndërsa rreth 150 të tjerë ndodhen nëpër spitale, disa prej tyre në gjendje të rëndë. /Telegrafi/