Telegrafi

Thaçi për vdekjen e McCain: Ishte ndër heronjtë e fundit të vërtetë të kohës sonë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Twitter, ka shprehur ngushëllimet e tij, me rastin e vdekjes së senatorit amerikan John McCain.

”I gjithë populli i Kosovës dhe unë, u jemi bashkuar dhimbjes së familjes e miqve me rastin e ndarjes nga jeta të senatorit amerikan, JohnMcCain. Një nga udhëtimet e tij jashtë vendit ishte ai i vitit 2017 në Kosovë, kur unë i dhashë atij urdhrin më të lartë të meritës. Ai ishte një ndër heronjtë e fundit të vërtetë të kohës sonë”.