Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shprehur keqardhje për dy sulmet në Teksas dhe Ohio të Shteteve të Bashkuara ku mbetën të vdekur gjithsej 30 persona.
Ai në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se është i tronditur nga këto lajme.
“I tronditur nga humbja e jetës së njerëzve në El Paso të Shteteve të Bashkuara. Kosova është me zëmër dhe mendje me viktimat dhe familjarët e tyre”.
Appalled by the loss of human life in #ElPaso, USA. #Kosovo is with heart and mind with victims and their families.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) August 4, 2019
“Më shumë dhimbje për të gjithë pas të shtënave në Ohio. Ne jemi të gjithë me viktimat, familjarët e tyre dhe Shtetet e Bashkuara”.
More pain for all after the shootings in #Ohio. We are all with the victims, the families and the US
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) August 4, 2019
Në dy sulme të armatosura brenda pak orësh në SHBA, humbën jetën 30 persona.
Sulmi në Ohio erdhi disa orë pas sulmit në El Pasotë Teksasit, ku një person 21 vjeçar me pushkë la të vdekur 20 persona dhe dhjetëra të plagosur. /Telegrafi/