Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar rreth murit të ndërtuar befasishëm në pjesën veriore të urës mbi lumin Ibër, njofton Klan Kosova.
“Ndërtimi i murit është joligjor, është në kundërshtim të plotë me të gjitha marrëveshjet e Brukselit”, ka thënë Thaçi, derisa po mbante takim me Këshillin Konsultativ për Komunitete në mbledhjen e fundit për këtë vit.
Thaçi gjithashtu pohoi se muri i ndërtuar në atë pjesë s’ka përse të negociohet askund e me askënd.
“Theksoj fuqishëm se kjo çështje nuk do të negociohet as me Serbinë, e as me BE-në”.