Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e të ndjerit, pas ndarjes nga jeta të publicistit dhe gazetarit Qani Mehmedi.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e gazetarit dhe publicistit të njohur, Qani Mehmedi. Qaniu ishte një zë origjinal në të gjitha periudhat nëpër të cilat kalojë shoqëria shqiptare. Familjes Mehmedi dhe gjithë miqve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. HTH”(sic), ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/