Site icon Telegrafi

Thaçi për bashkimin e Gjermanisë: Kjo ditë ka frymëzuar edhe Kosovën për t’u angazhuar për të drejtat dhe liritë qytetare

Presidenti, Hashim Thaçi, ka uruar popullin gjerman me rastin e 29 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë.

Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se tre tetori i vitit 1990 ka frymëzuar të gjitha lëvizjet demokratike në Europë e më gjerë, përfshirë edhe Kosovën, për t’u angazhuar për të drejtat dhe liritë qytetare të çdo populli.

“Urimet më të përzemërta popullit gjerman për Ditën e Unitetit Gjerman. Tre tetori i vitit 1990 është ditë historike për Gjermaninë, por edhe për tërë demokracitë e botës. Ajo ditë shënon të arritur konkrete të procesit të filluar me shembjen e Murit të Berlinit, e që më vonë do të rritej në një frymë të përgjithshme të ndryshimeve politike në tërë Europën, duke vënë vlerat dhe parimet e lirisë e demokracisë mbi parimet tjera. Kjo ditë ka frymëzuar të gjitha lëvizjet demokratike në Europë e më gjerë, përfshirë edhe Kosovën, për t’u angazhuar për të drejtat dhe liritë qytetare të çdo populli. Duke kujtuar këtë ditë, shprehim mirënjohjen dhe respektin për të gjithë ato gra e ata burra që u angazhuar për të mbajtur gjallë frymën e lirisë e barazisë”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe më 3 tetor të vitit 1990, Gjermania zyrtarisht u bashkua, me synimin që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara në të njëjtën masë në një të ardhme të afërt./Telegrafi/

Exit mobile version