Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi është shfaqur në publik pas një pauze disa mujore pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit ku ka folur për gjendjen aktuale në vend, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Shumica e re parlamentare prej 67 deputetëve është legjitime. Vendimet e Ivanov dhe OBRM-PDUKM-së në Kuvend janë suspendim i principeve të demokracisë në vend, shkelje e të drejtave Kushtetuese dhe ligjeve. Ne do të mbështesim shumicën e re parlamentare në vend.” tha mes tjerash Thaçi.
”Të jemi të qartë, dy votat tona në Kuvend do të mbështesin shumicën e re parlamentare dhe në raste kur dikush do të tërhiqet, ne përsëri do ta ndihmojmë.” përfundoi Thaçi.
Thaçi për gazetën Lajm tha se mund ta mbështesin Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit pasi të kenë shqyrtuar personalitetin dhe përgatitjen profesionale të tij. /Telegrafi/