Site icon Telegrafi

Thaçi: PDSH nuk do të tolerojë frikësimin e qytetarëve (Foto)

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi sot në Shkup realizoi takim me shefin e misionit mbikëqyrës të OSBE-ODIHR, Ambasadorin Jan Petersen ku biseduan për sfidat e zgjedhjeve të nënshkruara për 5 qershor, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Frikësimet, kërcënimet dhe shantazhet ndaj qytetarëve vazhdojnë të ngelin shqetësim kryesor për PDSH-në, sikurse edhe partizimi dhe politizimi i skajshëm i institucioneve. PDSH në asnjë mënyrë nuk mund të toleroje frikësimin e qytetarëve, aq më pak kur kjo bëhet për qëllime politike” theksoi Thaçi.

Bashkëbiseduesit Thaçi dhe Petersen u ndanë të kënaqur nga takimi me premtim se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe më tej./Telegrafi/

Exit mobile version