Telegrafi

Thaçi: Pavarësia, zgjidhja më e mirë edhe për SHBA-në dhe BE-në

“Jemi të gatshëm për pavarësi si dhe që ta sjellim vendimin për këtë. Shpresojmë që, së shpejti, bashkësia ndërkombëtare, SHBA-ja dhe BE-ja, të jenë të gatshme që të na pranojnë si shtet të pavarur”, ka thënë Thaçi.

Duke konstatuar se takimi treditor, në Baden, është i fundit, Thaçi ka thënë se, si kryeministër i ardhshëm i Kosovës – në këtë detyrë – do të bëjë gjithçka që Kosova të bëhet e pavarur.

“Kosova, si shtete i pavarur, sjell paqe dhe stabilitet në rajon dhe do të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Pavarësia është zgjidhja më ë mirë edhe për SHBA-në dhe BE-në”, ka thënë Thaçi për mediet e mbledhura para takimit të Badenit.