Telegrafi

Thaçi: Pavarësia e Kosovës, çështje javësh

Thaçi ka thënë për të përditshmen bullgare “Trud”, siç u ka thënë edhe gazetave tjera, që çdo shpallje e pavarësisë do të koordinohet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

"Shpallja (e pavarësisë) do të ndodhë shumë shpejt, për disa javë", ka thënë Thaçi.

Sa u përket serbëve, ai ka thënë, "Ata kanë ulëse në parlament, ata do të janë pjesë e qeverisë, do të punoj me ta, siguria dhe prona e tyre janë të siguruara, unë do t’i bind të qëndrojnë".

Duke parashikuar që pavarësia e Kosovës do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin në Ballkan, Thaçi gjithashtu ka thënë se do të punojë për marrëdhënie të mira me Serbinë, e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës.