Presidenti i vendit Hashim Thaçi pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, ka falënderuar këtë të fundit për bashkëpunimin.
Përmes një postimi në Twitter ka shkruar se kishte një takim të shkëlqyera me Mustafën.
“Një takim pune i shkëlqyer me ish-kryeministrin dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. Ne u pajtuam që të kemi një qëndrim të unifikuar për çështjet kryesore kombëtare. Mirënjohës z.Mustafa dhe LDK-së që gjithmonë kanë qenë konstruktiv në çështjet shtet ndërtuese”, ka shkruar Thaçi.
Ndryshe kujtojmë se presidenti Thaçi ka ftuar sot në takime të ndara të gjithë liderët politik në vend, për tu konsultuar për çështje të interesit shtetëror. /Telegrafi/
Excellent working meeting with former Prime-Minister and leader of LDK, Mr. Isa Mustafa. We agreed to have a unified position on key national issues. Grateful to Mr. Mustafa and LDK for always being constructive in state-building matters. pic.twitter.com/z4FbuYwMKZ
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) March 9, 2020