Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se bashkë me udhëheqësit tjerë institucional ka takuar përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se në takim kanë rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për dinamizmin e fazës së fundit të dialogut me Serbinë, si dhe arritjen e një marrëveshje ligjërisht të obligueshme.
Kjo, sipas tij, do t’i hapte rrugë njohjes së Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimit në strukturat euroatlantike.
Postim i plotë në Facebook:
Bashkë me udhëheqësit institucionalë dhe liderët politikë të partive politike parlamentare, që janë pjesë e koalicionit qeverisës, takuam përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Në këtë takim rikonfirmuam përkushtimin tonë për dinamizmin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme.
Kjo do të t’i hapë rrugë njohjes së Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroatlanike.
Kosova edhe në takimet e radhës do të jetë unike si në përfaqësim ashtu edhe në qëndrimet politike. /Telegrafi/